Lajme

Policia e Kosovës me fushatë vetëdijesuese për dhunën në familje

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 24 November 2017

Sot përmes një konference të organizuar nga policia e Kosovës, është bërë hapja e fushatës vetëdijesuese mbi dhunën në familje, e cila ka për qëllim definimin e rolit të burrit në parandalimin e dhunës në familje, nën sloganin “Mos e le askënd prapa”, shkruan Infokusi.com

Kjo konferencë është mbajtur nën patronatin e Policisë së Kosovës, si dhe është përkrahur nga OSBE-ja. Hapja zyrtare e fushatës vetëdijesuese fillon nga data 25 nëntor dhe mbaron me 10 dhjetor kur është edhe dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.

Tahire Haxholli nga radhët e policisë së Kosovës tha se Policia e Kosovës është njëri nga institucionet që ka një përkushtim të veçantë dhe një rëndësi të madhe në aspektin e fushës kundër dhunës në baza gjinore.

-Advertisement-

“Në policinë e Kosovës dhuna në familje trajtohet me një seriozitet të lartë”, tha Naim Rexha zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës, ku bëri lutje për zero tolerancë ndaj çdo dhune.

Jan Braathu, Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, tha se çfarë do lloj dhune është shkatërruese, ajo shkatërron shoqërinë dhe minon sundimin e ligjit.

“Nëse gratë dhe vajzat ndihen të kërcënuara atëherë çfarë është kjo shoqëri”,  ka dhënë Braathu.

Kryeshefja e agjencionit për barazi gjinore, Edi Gusia ka bërë të ditur se pushteti lokal ka barrën kryesore për të ofruar ndihmën deri tek trajtimi i tyre, si dhe ka shtuare së mentaliteti ynë është shumë sfidues dhe minimizon pasojat ndaj grave.

“Mentaliteti ynë është shumë sfidues dhe minimizon pasojat ndaj grave”,  ka shtuar Gusia.

Tutje Gusia ka thënë se çështjet pronësore janë ato që lënë vajzat dhe gratë në raporte të dhunshme.

“Çështjet pronësore dhe trashëgimore që lënë vajzat dhe gratë të jetojnë në raporte të dhunshme kërkojnë angazhimin e institucioneve universitetit, shoqërisë civile, medieve që të drejtën për të trashëguare dhe për ta pasur pronë të cilin vajzat dhe gratë nuk e realizojnë t’i  vëmë në qendër të agjendave tona politike” është shprehur Gusia./Infokusi.com

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera