Lajme

Policia e Kosovës e konfirmon rastin e therjes me thikë të një qytetari në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 20 October 2020

Me datë 20. 10.2020, rreth orës 15:20, në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, është raportuar se një person është duke marrë trajtim mjekësor për lëndime, që dyshohet se janë si pasojë e një sulmi nga një i dyshuar, ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

Ajo ka thënë se lidhur me rastin është intervistuar viktima, ndërsa njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin./Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera