Lajme

Policia e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë Veriore me ushtrim të përbashkët

Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 19 December 2019

Në bazë të protokolleve për bashkëpunim dhe protokollit ndërmjet Ministrisë së Punëve të

Brendshme të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, për ndjekje të menjëhershme ndërkufitare në flagrancë e nënshkruar në vitin 2017, do të mbahet një ushtrim i përbashkët ndërmjet institucioneve të të dy shteteve.

Policia e Kosovës njofton se sot në brezin kufitar të të dy shteteve e njohur si zona kufitare Glloboçicë, do të realizohet një ushtrim i përbashkët operativo-taktik i koduar “ Potera-Ndjekja”, në të cilin do të marrin pjesë njësi policore të profileve të ndryshme, me pajisje të ndryshme policore nga të dy shtetet.

-Advertisement-

Ky ushtrim i përbashkët ka për qëllim demonstrimin e performancës dhe veprimeve të përbashkëta të sinkronizuara ndërmjet Policisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut në parandalimin dhe ballafaqimin ndaj aktiviteteve apo grupeve kriminale ndërkufitare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera