Lajme

Policia e Kosovës dërgon edhe 60 policë të njësisë speciale në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 28 November 2019

Pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri, Kosova ka dërguar nga njësitë e veta policore dhe të Forcave të Armatosura shumë ushtarë dhe policë për të ndihmuar në kërkim-shpëtim të viktimave.

E Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë dtës së enjte edhe 60 operatorë të tjerë të njësive speciale i janë bashkuar policëve të tjerë që po ndihmojnë në Shqipëri.

Në njoftimin e policisë thuhet se zyrtarët policorë po angazhohen në kërkim shpëtim me përkushtim, profesionalizëm dhe vetëmohim.

“Edhe sot, më 28 nëntor 2019, në ditën e tretë, në operacionin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, nga Policia e Kosovës kanë shkuar 60 operatorë të njësive speciale. Zyrtarët policorë po angazhohen në kërkim-shpëtim me përkushtim, profesionalizëm dhe vetëmohim” thuhet në njoftimin e PK-së./Gazeta inFokus/

Të tjera