Policia e Kosovës demanton trillimin e mediave serbe për rrëmbimin e një fëmije
Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 01 October 2020
Me datë 29 shtator 2020, në mediat serbe në Kosovë dhe Serbi u raportua një rast për tentim kidnapimi të një fëmije serb, 9 vjeç, nga persona të panjohur në fshatin Plemetin në Obiliq. Babai i fëmijës, Predrag Vuksanovi, i tha RTS-së se sulmi ndodhi në rrugën nga Plemetini për në fshatin Prilluzhë, kur djali i tij, një nxënës i klasës së tretë, po kthehej në shtëpi nga shkolla.
Vuksanovic kishe deklaruar për mediat serbe se kishte raportuar rastin në policinë e Kosovës dhe se kishte thënë se nuk e di nëse ata do të fillojnë një hetim dhe do të organizojnë kërkime në lidhje me këtë rast.
Policia e Kosovës me datë 30 shtator 2020, në komunikatë zyrtare deklaroj se publikimet nga mediat serbe në lidhje me tentim kidnapim nuk janë të vërteta dhe se janë dashakeqëse dhe me tendenca.
“Lidhur me informacionet e publikuara në mediat serbe, që sipas tyre, në fshatin Plemetin të Obiliqit ka ndodhur një Tentim Kidnapimi, ndaj një fëmiu 9 vjeçar ju njoftojmë se këto publikime janë të pasakta dhe me tendenca dashakeqe për qëllime të caktuara që nuk i shërbejnë ruajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë së përgjithshme për të cilën Policia e Kosovës po punon me përkushtim dhe profesionalizëm.
Më datën 29.09.2020 rreth orës 14:00 Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar serb i Kosovës me banim në fshatin Plemetin të Obiliqit, lidhur me dyshimet për tentim të kidnapimit të fëmiut të tij. Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e menjëhershme duke dërguar njësinë policore së bashku me hetuesit policor, të cilët kanë kontaktuar dhe biseduar me palën ankuese lidhur me thirrjen telefonike. I njëjti ka njoftuar se fëmiu i tij kishte ardhur në shtëpi duke vrapuar, ku sipas tij, një veturë ishte ndalur pranë tij dhe fëmiu është frikësuar, nga se sipas tij kishin tentuar ta fusnin në veturë.
Zyrtarët policor në prezencën e prindit kishin zhvilluar një bisedë verbale me fëmiun, ku deklarata dhe informacionet e tija ishin kundërthënëse dhe jo kredibile, të cilat ngjallnin dyshime.
Vlen të theksohet se prindi i fëmiut nuk ka qenë i interesuar që të jep deklaratë apo për të iniciuar rast, pasi që edhe ai e kishte kuptuar dhe ngritur dyshimet se një gjë e tillë kishte ndodhur.
Vlen të potencohet se të gjitha veprimet policore janë ndërmarr gjithnjë në konsultim dhe bashkërendim me prokurorin kompetent.” – thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.
Të tjera
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...