Lajme

Policia e Kosovës blen uniformat dimërore

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 12 November 2018

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës shumë shpejt do të pajisen me uniforma dimërore.

E për këtë nga buxheti i konsoliduar i shtetit të Kosovës janë shpenzuar rreth 20 mijë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Policia e Kosovës fillimisht kishte planifikuar që për këtë furnizim të shpenzoj afër 40 mijë euro.

-Advertisement-

Ndërsa pjesë e këtij furnizimi janë edhe jaknet dhe pantallonat dimërore.

“Lënda e kontratës ka të bëjë me furnizimin me uniforme për punëtorë, jakne, pantallona dimri, këpucë, çizme dhe kllompe te punës sipas nevojave te autoritetit kontraktues”, thuhet në përshkrimin e lëndës.

Të tenderin e hapur kanë aplikuar 4 kompania ndërsa fituese ka dalë kompania “Unikat ” Sh.p.k.” nga Peja.

Kjo kompania ka ofruar çmimin prej 16mijë e 353 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera