Policia e Kosovës blen 40 radarë të rinj, shpejtësia maksimale që kapin është 320 km/h
Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 07 October 2021
Policia e Kosovës pati hapur tender që të furnizohet me radarë dore, radarë mobilë dhe pajisje elektronike mobile për kontrollim dhe identifikim të kundërvajtjeve në trafik.
Deri tash ka përfunduar pjesa e parë e tenderit, që përmban 40 radarë dore. Çmimi që ishte parashikuar për blerjen e këtyre radarëve të dorës ishte 780.000 euro si kontratë kornizë për tre vjet.
Tenderi është fituar nga “Fitim R. Bilalli B.I.”, me vlerë të ofruar 449.700 euro, raporton “Zëri”.
Çfarë performance do të kenë radarët që do t’i ketë Policia e Kosovës?
Radarët e rinj të Policisë do të mundë të matin shpejtësinë e automjeteve minimalisht duke filluar nga 1000 metra, duke e proceduar një matje në 0.33 sekonda dhe shpejtësia maksimale që kapin është 320 km/h. Brenda një sekonde ky radar do të bëjë tri matje dhe marzha e gabimit është +/- 2 km/h.
Këto pajisje shumë të rëndësishme për policinë rrugore do të jenë të pajisura me GPS për caktim të lokacionit, teksa do të jenë të lidhura sikur me anë të kabllove, ashtu edhe me Wi-Fi dhe Bluetooth, me sisteme qendrore.
Mirëpo këta radarë do të kenë memorie të brendshme, duke mos pasur mundësi manipulimi.
Të tjera
-
Ish-kryeministri slloven Borut Pahor po synon pozitën e Lajçakut: Do të ofroj referencat e mija për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emi...
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...