Lajme

Policia e Kosovës arreston pesë persona të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 26 May 2017

Me datë 25.05.2017, Policia e Kosovës, respektivisht sektori i hetimeve të departamentit të Policisë kufitare të asistuar nga njesitë tjera relevante policore, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës  dhe Inspektoratin Shëndetësor, referuar urdhëresës së gjykatës kompetente, kanë realizuar nje operacion policor të bastisjeve në tri regjione të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Ferizajit dhe të Gjilanit, duke përfshirë tetëmbëdhjet (18) lokacione të ndryshme.

Si rezultat i operacionit policor, në cilësin e personave të dyshuar janë arrestuar pesë persona;

-Advertisement-

  • A.M.  (m)
  • E.R.    (m)
  • S.I.     (f)
  • D.A.   (m) dhe
  • A.A.   (m)

Këta persona dyshohet se  në  mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme duke dëmtuar  buxhetin e Kosovës, duke rrezikuar  shëndetin e qytetarëve dhe duke konsumuar kështu veprat penale: “Kontrabandim me mallra”, Shmangia nga pagesa e tarifave  të detyrueshme doganore” , si dhe ”Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë  mjekësore dhe farmaceutike .

Gjatë bastisjeve  janë gjetur  dhe konfiskuar   sasi   e konsiderueshme e barnave  të pa kontrolluara dhe të pa verifikuara  me prejardhje  kryesisht nga Serbia,  të cilat dyshohet se janë të  kontrabanduara  në mënyrë ilegale për në Republikën  e Kosovës.

Dy nga te arrestuarit janë punonjës të shëndetësisë, dhe të njejtit dyshohen se kanë konsumuar vepren penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare”.

Policia e Kosovës në bashkpunim me institucionet tjera mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprave penale dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët tanë, thuhet në njoftimin e PK-së/Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera