Lajme

Policia e Kosovës arreston personin që ishte i kërkuar nga Interpol

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 12 September 2023

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, njofton se sot ka arrestuar një person.

Njësia FAST-Kosova, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Pejë, në koordinim edhe me organe tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar.

“Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore turke, dyshohet se është i përfshirë në trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e PK-së.

-Advertisement-

Lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla, thekson policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera