Lajme

Policia e Kosovës arreston një ish punëtor i MUP-it serb (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 01 August 2018

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mëngjes një serb nga fshati Korminjan i komunës së Ranillugut.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Vitomir Iliq(58 vjeçar) i cili më herët ka punuar ish punonjës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Arrestimin e serbit nga Korminjani e konfirmoi për KosovaPress edhe zëdhënësi rajonal i Policisë së Gjilanit Ismet Hashani pa dhënë identitetin dhe motivet e arrestimit.

-Advertisement-

Ai nuk dha detaje për shkaqet e arrestimit përveç tha se i njëjti është duke u intervistuar nga hetues të Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit.

“Sot rreth orës 7 të mëngjesit në fshatin Korminjan të komunës së Ranillugut është arrestuar një serb, shtetas i Kosovës”, tha Hashani.

KosovaPress mëson se në arrestimin e tij kanë marr pjesë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.të shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera