Lajme

Policia e Kosovës arreston dy rus që hyn ilegalisht në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 14 January 2020

Ditëve të fundit është raportuar se disa shtetas rus, madje në mesin e tyre edhe pjesëtarë të intelegjencës ushtarake të këtij shteti, i njohur si GRU kanë hyrë në Kosovë.

Ata thuhet që janë parë në një protestë në Graqanicë, shkruan gazeta inFokus.

Madje, thuhet që të njëjtit edhe kanë zhvilluar takime me krerë fetarë serb të kësaj ane.

-Advertisement-

E të hënën, në ora 10 e 30, janë arrestuar dy rus, një mashkull e një femër.

Këta u arrestuan në fshatin Sarpelj të Leposaviqit, në dyshimin që të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Këta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, derisa vetura iu është konfiskuar./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera