Policia e Kosovës apel për respektim të rregullave të trafikut rrugor(FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 08 July 2017
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka apeluar për apelon për zbatim të rregullave të trafikut rrugor.
Sipas policisë së Kosovës humbja e jetëve njerëzore nëpër aksidente mbetet shqetësuese, transmeton infokus.com
Komunikatën e plotë të policisë së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:
Referuar statistikave të Policisë së Kosovës lidhur me numrin e aksidenteve në trafikun rrugor, megjithëse vërehet një rënie e numrit të aksidenteve me dëme materiale, numri i aksidenteve me lëndime trupore dhe atyre me fatalitet ka shënuar rritje krahasuar me periudhën gjashtëmujore të vitit të kaluar (2016).
Policia e Kosovës në vazhdimësi po përpiqet permes aktiviteteve parandaluese dhe masave aktive policore të ndikoj në vetëdijësimin e pjesmarrësve në trafik për një siguri më të madhe në trafik, megjithatë numri i jetëve të humbura në aksidente trafiku nëpër rrugët tona mbetet shqetësim dhe brengë serioze.
Duke ditur se posaqërishtë gjatë këtyre muajve të sezonit veror kemi fluks më të madh të automjeteve, gjithashtu edhe qarkullimi i njerezve është me i dendur apelojmë tek te gjithë pjesëmarrsit në trafik në veqanti drejtuesit e automjeteve, që të jene vigjilent dhe të respektojne rregullat që dalin nga ligji i trafikut; t’i permbahen shpejtësisë se përcaktuar me shenjat e trafikut, t’i shmangen ngasjes kur janë të lodhur/përgjumur, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe mos të përdorin telefonat gjatë ngasjes se automjeteve sepse me veprime të tilla jo të sigurta po kontribuojnë në shtimin e aksidenteve dhe humjen e jetëve njerëzore.
Megjithëse Policia nuk ka për qëllim kryesor masat ndëshkuese (dënimet) në trafik, është e vendosur që përveq aktiviteteve vetëdijësuese, fushatave dhe apeleve të vazhdueshme do të ndermerr edhe veprime të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre pjesmarrësve/shoferëve që rrezikojnë jetët e njerëzve dhe krijojnë pasiguri nëpër rrugët e vendit tonë.
Policia e Kosovës, konkretisht, Divizioni i Komunikacionit Rrugor me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor si dhe ngritjes së vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, ka hartuar fletëpalosjen “EJA TI, JO LAJMI PËR TY”. Njësitet policore nëpër të gjitha rrugët e vendit si ato lokale, rajonale dhe autostrada kanë filluar të shpërndajnë këtë fletëpalosje për pjesëmarrësit në trafik.
Fletëpalosja e cila tregon statistikat e aksidenteve nga viti 2016, gjithashtu permbanë porosi për pjesëmarrësit në trafik të cilat porosi shërbejnë për një siguri më të madhe dhe gjithashtu për veprime më të kujdesshme gjatë qarkullimit në rrugë për të shmangur humbjen e jetëve.
Në bashkëngjitje të kësaj komunikate gjeni edhe fletëpalosjen në tri gjuhë si dhe statistikat krahasimore të aksidenteve për peridhën gjashtëmujore 2016/2017/INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...