Lajme

Policia e konfirmon arrestimin e Naser Qelit

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 13 October 2020

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Naser Qelit pas kanosjes me vrasje që u ka bërë gazetarëve të Gazetës Express, në fundjavë.

Rasti ndaj tij është hapur si “kanosje”, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Mund të konfirmojmë se para tri dite policia ka inicuar një rast ‘kanosje’. Pas grumbullimit të fakteve dhe dëshmive relevante, policia sot, ka arrestuar një të dyshuar. I njëjti është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, konfirmoi për Express Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

-Advertisement-

Ndryshe, Naser Qeli fillimisht ka thyer derën kryesore të Gazetës Express më pas ka kanosur gazetarët me vrasje teksa ka insistuar të fshihej raportimi për të.

Ndërsa disa ditë më vonë Naser Qeli foli hapur për të kaluarën e tij në emisionin “Prive”, ku konfirmoi raportimet e Express Rozë lidhur me të kaluarën e tij. /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera