Lajme

Policia e gjen personin i cili po u dërgonte qytetarëve mesazh të rrejshëm

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 01 April 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka identifikuar personin i cili u dërgonte mesazh qytetarëve kinse grupi i gjakut të tyre është shumë i prekur nga Koronavirusi dhe se ftohen të bëjnë testin në QKUK.

Ky mezash u dërgohej në emër të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

“Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka ndërmarr veprime të menjëhershme me ç‘rast ka arritur që të identifikoj personin/at të cilët dyshohet se qëndrojnë prapa këtij mesazhi. Ajo çfarë mund të konfirmojmë është se ky mesazh ishte mashtrues, i njëjti është krijuar dhe dërguar tutje fillimisht nga një person, tani i njohur për Policinë e Kosovës: thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Policia e Kosovës në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarr veprimet e nevojshme procedurale rreth këtij rasti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera