Lajme

Policia e Gjakovës nuk komenton komunikatën e rrëzuar nga prokuroria për vrasjen në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 26 August 2018

Ditë më parë Policia e Rajonit të Gjakovës me anë të një njoftimi kishte thënë se ka ndodhur një vrasje aksidentale.

“Me datën 20. 08. 2018 në ora 00;05 minuta Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit është, njoftuar nga Emergjenca e spitalit se kanë pranuar një person të lënduar me armë zjarri. Menjëherë policia ka shkuar në Emergjencë dhe nga mjeku kujdestar ju ka konfirmuar se personi i plagosur nga arma zjarrit veç kishte vdekur”, thuhej në njoftimin e policisë.

Tutje Policia kishte thënë se gjatë hetimit të rastit dhe zbardhjes së vrasjes ishte kuptuar se ‘derisa në ballkon të shtëpisë bisedonin burrë e grua Xh.Sh, egjiptas/kosovar si dhe R.Sh e moshës 61 vjeçare, egjiptase/kosovare, është dëgjuar një e shtënë me armë’.

-Advertisement-

Pas ngjarjes, bashkëshorti i 61 vjeçares, ishte larguar nga vendi i ngjarjes ku më pas edhe ishte kapur nga policia dhe ishte arrestuar.

Në po të njëjtin ditë kur Policia e Gjakovës lëshoi njoftimin për vrasje aksidentale edhe prokuroria dërgoi një njoftim të tillë me të dhëna të njëjta sikurse policia.

Dy ditë pas vrasjes së 61 vjeçares në Gjakovë, Prokuroria e Shtetit kishte ndërruar qasje sa i përket kualifikimi të ngjarjes.

Rasti i cili në komunikimet e policisë ishte trajtuar si një vrasje aksidentale është rikualifikuar nga prokuroria si një vrasje e rëndë.

Gjatë parashtrimit të kërkesës për caktimin e paraburgimit të bashkëshortit të 61 vjecares, Prokuroria Themelore në Gjakovë rastin e ka cilësuar si vrasje e rëndë.

Në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, thuhet se i pandehuri Xhafer Shkodra me armë ka shtënë një herë në gjoks drejt bashkëshortes së tij dhe pas kësaj është larguar në drejtim të panjohur.

KALLXO.com ka kërkuar nga ana e Policisë së Gjakovës shpjegim për rrëzimin e tezë së policisë nga ana e prokurorisë për vrasjen në Gjakovë.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zyra për informim e Policisë së Rajonit të Gjakovës nuk ka dashur ta komentoj rastin, por i ka rekomanduar KALLXO.com që të drejtohen në prokurori.

“Sa i përket kësaj çështje referohuni në komunikatën e dhënë nga Policia e Kosovës. Rasti i kompletuar nga Sektori Rajonal për Hetime është dorëzuar në kompetence të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, andaj për çdo informacion shtesë ju lutem kontaktoni këtë prokurori”, thuhet në përgjigjen e policisë drejtuar KALLXO.com.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera