Lajme

Policia e Ferizajt shpërndan mbi 1400 gjoba trafiku

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 27 June 2022

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale javën që shkoi ka shqiptuar këto kundërvajtje:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 471 gjoba
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 19 gjoba
Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore- 6 gjoba
Drejtimi nën ndikimin e alkoolit- 12 gjoba
Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 35 gjoba
Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 62 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 38 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 199 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 120 gjoba
Drejtimi i motoçikletës -pa patentë shofer-3 gjoba
Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim – 9 gjoba
Drejtimi i motoçikletës -pa helmet – 6 gjoba
Motoçikleta të konfikuara , 6
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 461 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 30 shoferëve

-Advertisement-

Gjithsej , 1447 gjoba

Ndërsa, në rajonin e Ferizajt janë raportuar 23 aksidente:

9 me lëndime trupore dhe
14 me dëme materiale.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

DRP Ferizaj fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera