Lajme

Policia e Ferizajit me mëngjes arreston këta dy persona të kërkuar

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 08 December 2022

Policët e stacionit në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit në dy lokacione të ndara kanë arrestuar dy persona, të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj .

Policia njofton se “më ora 06:15 në fshatin Dubravë të Ferizajt është  arrestuar  personi i kërkuar A.C (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i rëndë trupor ’’  me dënim burgimi prej një (1) viti.

Ndërsa në ora 06:45 në fshatin Jezerc të Ferizajt është  arrestuar  personi i kërkuar R.G (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyllit ’’  me dënim burgimi prej dhjetë (10 ) ditëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Pas kompletimit të dokumentacioneve të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera