Lajme

Policia e bllokon qytetin – Detaje të reja për vra*jen e shqiptarit në Mal të Zi

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 27 February 2024

Një person është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dyshuar se është i përfshirë në vrasjen e Edmond Mustafa, i cili u vra mëngjesin e sotëm në Tivar.

Sipas mediave malazeze, i arrestuari është një person i quajtuar Baran i cili është i njohur për policinë e vendit, ndërsa thuhet ai i përket degës lokale të grupit të organizuar kriminal të klanit Skaljari.

Për vrasjen që dyshohet se ka ndodhur rreth orës 09:10, dëshmitarët kanë treguar se janë dëgjuar disa të shtëna me armë, kurse i dyshuari ishte arratisur me një motoçikletë nga vendi i ngjarjes.

-Advertisement-

Hetimet do të drejtohen nga një prokuror i Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, ndërsa në vendin e ngjarjes po qëndron prokurorja Irena Buriq.

Policia malazeze ka bllokuar qytetin e Tivarit, në mënyrë që të mund të nxjerrë detaje për zbardhjen e rastit.

Ky është autori i veprës dhe shqiptari që u v*a sot në Mal të Zi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera