Lajme

Policia e Beogradit ka zbuluar detaje nga dëshmia e djalit që vrau nxënësit

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 04 May 2023

Shefi i policisë së Beogradit Vesellin Milliq ka thënë për televizionin publik serb RTS se djali që ka kryer krimin në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar” ka thënë në deklaratën e tij të parë, kur e ka thirr policinë, se ai është një “psikopat që duhet të qetësohet”.

“Fëmija që ka kryer krimin kur ka thirrur policinë ka thënë se ka qëlluar njerëzit në shkollë dhe se ai, sipas kësaj deklarate që është regjistruar, është psikopat që duhet të qetësohet. Ai këtë ka thënë kur i kishte thirrur zyrtarët e shërbimit të Qendrës Komanduese dhe Operative, në deklaratën e parë të telefonatës së tij për të raportuar ngjarjen”, tha Milliq për RTS.

Ai gjithashtu ka shtuar se K.K. (13 vjeç) ka thënë se pas kryerjes së krimit e ka kapluar frika dhe paniku dhe se kishte një frymëmarrje të çuditshme dhe se “ishte e drejtë të thirret policia dhe të raportohet për ngjarjen”, transmeton Paparaci.

-Advertisement-

“Nuk kemi mundur ta zbulojmë motivin, pasi K.K. ka lindur në vitin 2009, është fëmijë, madje as nuk është i mitur. “Nuk mund të kishim idenë se një fëmijë mund të bënte diçka të neveritshme si kjo”, ka thënë tutje Milliq.

Sipas fjalëve të tij, ata kanë zbuluar në një bisedë të mëtejshme, se ai vetë në prani të Qendrës për Punë Sociale dhe të avokatit ka deklaruar se ishte i injoruar nga shoqëria dhe se ishte disi i përjashtuar nga komunikimi, ndërveprimi i gjithçkaje që mund të kishte një fëmijë, dhe se kjo e ka nxitur përmes disa mendimeve dhe veprimeve për ta bërë këtë.

“Ai kishte edhe katër kokteje Molotov dhe dy revole. Sipas deklaratës së tij, ai ato i ka bërë vetë dhe nuk ka pasur asnjë qëllim e as dëshirë që me këto bomba Molotov t’i vënë flakën ndonjë fëmije, por sipas fjalëve të tij, të krijojë një mur mbrojtës në hyrje të shkollës që të mos vinte policia dhe të jepte ndihmë, sepse do të kishin një pengesë dhe barrikadë në mënyrë që ai të nxirrte karikatorin e armës dhe ta lëshonte në tokë”, thekson Miliq, përcjellë Paparaci.

Ai ka shtuar se nuk mund të thotë nëse djali ishte i vetëdijshëm se nuk do të përgjigjej për këtë.

“Ky krim mbart aq shumë plane, skica, mënyrën e tij të të menduarit, saqë kjo ka shkuar përtej lojërave, kur e kishte planifikuar, siç kishte thënë në deklaratën e parë në këndin e lojërave një muaj më parë, se do të vret të gjithë ata që e irritojnë dhe e injorojnë, ai ka planifikuar gjithë atë çfarë ka paramenduar. Vetë kjo listë është një pyetje për të gjithë ne, çfarë do të kishte ndodhur nëse i kishte arritur gjithë këto”, pyeti Miliq.

Kujtojmë, K.K. (13), nxënës i klasës së shtatë në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar” në qendër të Beogradit, dje ka shtënë në drejtim të nxënësve, të një arsimtareje dhe të një roje të sigurisë në shkollë. Tetë nxënës dhe një roje u vranë dhe gjashtë fëmijë dhe një arsimtare u plagosën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera