Lajme

Policia dhe Kuvendi i të Rinjve në Ferizaj vizitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 09 September 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, së bashku me Kuvendin e të Rinjve të kësaj komune, kanë vizituar familjarët e policëve të rënë në detyrë, Malsor Dashit dhe Armend Trenës.

Ata i shoqëroi edhe komandanti i Policisë së Kaçanikut, Halim Shehu.

-Advertisement-

Kjo vizitë u bë në kuadër të një përkujtimi memorial.

“Me pikëllim të thellë biseduam për të ndjerët, gjendjen e familjeve dhe të lënat e tyre mbrapa” thuhet në njoftimin e Kuvendit të të Rinjve.

Gjatë vizitës u shprehen falendërime për shërbimin e policëve Dashi dhe Trena.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera