Lajme

Policia dhe AUV gjejnë mbi 2 mijë kg mish pa afat pas kontrolleve në disa depo të furnizuesve të mishit

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 21 October 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kanë kryer e disa depove të furnizuesve të mishit dhe produkteve të mishit, ku kanë gjetur mbi 2 mijë kilogramë mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se kjo sasi e mishit është asgjësuar.

“PRODHIM DHE VËNJE NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Prishtinë 20.10.2023. Njësitë policore në bashkëveprim me Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinës kanë kryer kontrollin e disa depove të furnizuesve të mishit dhe produkteve të mishit. Gjatë kontrollit  janë hasur produkte të mbajtura jashtë procedurave të ruajtjes, mall pa origjinë, afat të skaduar, të cilat janë konstatuar në lokacionet e inspektuara/kontrolluara, janë gjetur rreth 2000 kg (dymijë), mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, i cili është asgjësuar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të  rregullt”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera