Lajme

Policia dënon rreth dymijë persona brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 15 December 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë policia ka dënuar 1 985 persona që nuk kanë respektuar ligjin, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre 1 731 persona janë dënuar për shkak se nuk kanë respektuar ligjin në trafik, ndërsa 254 persona të tjerë janë dënuar për mos respektimin e masave anti-Covid.

Në të njëjtën ditë kanë ndodhur 13 aksidente me të lënduar si dhe 31 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale, janë arrestuar 26 persona, 18 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 2 persona janë në vuajte të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera