Lajme

Policia dënon rreth dy mijë persona brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 13 January 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës, policia ka dënuar 1 730 persona që nuk kanë respektuar ligjin, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre, 1 317 persona janë dënuar për shkak që nuk kanë respektuar ligjin në trafik, ndërsa 413 persona të tjerë janë dënuar për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid.

Në të njëjtin interval kohor Policia e Kosovës, ka arrestuar 31 persona, 19 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 4 persona të tjerë janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera