Lajme

Policia dënon rreth 2000 persona në trafik

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 18 November 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë gjobitur 1 768 persona që nuk kanë respektuar ligjin në trafik, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa në të njëjtën ditë janë dënuar edhe 330 persona për mosrespektimin e masave që parashohin ndalimin dhe luftimin e Covid-19, gjithashtu kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar si dhe 27 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

Në këto 24 orët e fundit janë arrestuar 19 persona, 10 persona të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 2 janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Të tjera