Lajme

Policia dënon me 500 euro dy mërgimtarët që po zhvillonin gara të shpejtësisë në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 01 August 2024

Policia ka gjobitur dy shoferëve që zhvilluan gara të shpejtësisë në Ferizaj në rrugën “Driton Islami”.

Në njoftimin e policisë thuhet se personat në fjalë janë banues në Zvicër, njëri prej të shoferëve është A.J i moshës 21-vjeçar, ndërsa tjetri është B.S. i moshës 24-vjeçar, shkruan Lajmi.net.

“Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative për shoferin e parë dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit me nga një vit, për të dy shoferët”.

-Advertisement-

“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera