Lajme

Policia dënon afro dy mijë qytetarë për një ditë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 02 November 2022

Për një ditë në vendin tonë, policia ka dënuar 1 mijë e 823 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik, shkruan Gazeta Infokus.

Në të njëjtën ditë, kanë ndodhur 62 aksidente trafiku ku prej tyre një aksident ka ndodhur me fatalitet, 24 aksidente të tjera kanë ndodhur me të lënduar si dhe 37 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

Po ashtu në këto 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona, 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera