Lajme

Policia dënon afro dy mijë qytetarë brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 23 January 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka dënuar 1 737 qytetarë që nuk kanë respektuar ligjin. Shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre 1 119 persona janë dënuar për shkak që nuk kanë respektuar ligjin në trafik ndërsa, 618 persona të tjerë janë dënuar për mosrespektimin e masave anti-Covid.

Në të njëjtën ditë kanë ndodhur 13 aksidente me të lënduar si dhe 17 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale, poashtu janë arrestuar 19 persona, 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje ndërsa, 1 person është në vuajte të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera