Policia demanton raportimet se sulmoi drejtorin e një OJQ-je të veriut

Autori: Gazeta inFokus
16:58 | 14 November 2022
Policia e Kosovës ka demantuar disa raportime se sot nga zyrtarët policorë është sulmuar drejtori i një OJQ-je, Miodrag Milicevic.
Në një reagim dërguar mediave, Policia e Kosovës thotë se “sot, në orën 09:28 personi në fjalë (M. M.) me automjetin e tij, është paraqitur në vendkalimin kufitar SPK-Jarinje dhe pas përfundimit të procedurave kufitare i njëjti pa asnjë problem ka vazhduar në drejtim të Republikës së Serbisë. Vlen të potencohet se ndaj të njëjtit nuk ka pasur asnjë incident apo maltretim siç deklarohet apo aludohet në shkrimet e publikuara”.
Prandaj, policia apelon që të mos tentohet të njolloset puna profesionale e zyrtarëve policorë, të mos krijohen tensione dhe pasiguri te qytetarët.
Reagimi i plotë i policisë:
Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, lidhur me shkrimet e publikuara/raportuara nga organizata të ndryshme si: “NGO Aktiv” e të tjera, ku sipas tyre sot në Jarinje nga zyrtarët policorë është sulmuar z. Miodrag Milicevic, ju informon se ky raportim nuk qëndron dhe se është i pavërtetë.
Sot, në orën 09:28 personi në fjalë (M. M.) me automjetin e tij, është paraqitur në vendkalimin kufitar SPK-Jarinje dhe pas përfundimit të procedurave kufitare i njëjti pa asnjë problem ka vazhduar në drejtim të Republikës së Serbisë. Vlen të potencohet se ndaj të njëjtit nuk ka pasur asnjë incident apo maltretim siç deklarohet apo aludohet në shkrimet e publikuara.
Me qëllim të riverifikimit janë ndërmarrë masa shtesë, ku zyrtarët policorë me detyrë në Jarinje kanë pyetur edhe palën serbe nëse dikush ka paraqitur ndonjë ankesë, ku nga mbikëqyrësi i ndërrimit të palës serbe është konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë për sjellje jo të mirë apo diçka të kësaj natyre.
Andaj, bazuar në gjendjen reale dhe raportet zyrtare, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, në mënyrë që përmes dezinformatave të tilla të mos tentohet të njolloset puna profesionale e zyrtarëve policorë, të mos krijohen tensione dhe pasiguri te qytetarët.
Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të saj, të ofrojë zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës në mënyrë profesionale dhe efikase ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Sipas Institutit...
-
Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat: Manipulativ dhe hipokrit
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një post...
-
LDK propozon subvencion emergjent për “Pastrimin”, PDK dhe LVV votojnë kundër
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës,...
-
Identifikohet trupi i pajetë që u gjet para banesës në Prishtinë
Një grua është gjetur pa shenja jete para hyrjes së shtëpisë së saj mëngjesin...
-
Murati flet për rritje historike të pagës mesatare në sektorin privat, s’e përmend inflacionin
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke c...
-
Vrasja e argjentinases, babai i të akuzuarit thotë se viktima kishte rënë nga dritarja pas një mosmarrëveshje me djalin e tij
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Endrit...
-
700 milionë euro për rrymë! Dëgjoni Albin Kurtin – në 5 minuta kuptohet si u ndërtua mafia energjetike nga shërbimi i Millosheviçit përmes Fazlliçit e Hamoviçit
Vetëm pesë minuta nga deklarata e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mjaft...
-
Emisari i BE-së njofton për fazë të re të dialogut Kosovë–Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka ...
-
Prokuroria ia sekuestroi iPhone-n, ministri Peci refuzon ta tregojë kodin
Hetimet penale për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore mund të re...
-
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë Me...
-
Në kuadër të Forumit të Grave, Osmani takon kryeparlamentaren e Shqipërisë, flasin për “thellimin e raporteve mes dy shteteve”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëptirur në takim kryetaren e Kuv...
-
AAK konfirmon Zenun Elezajn si kandidat për kryetar të Klinës
Kryetari aktual i Klinës, Zenun Elezaj, do të kandidojë për një mandat të ri ...