Lajme

Policia del me raportin për gjuajtjen me miell ndaj ministrit Murati

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 04 September 2022

Gjatë ditës djeshme aktivistët e PSD-së e kanë gjuajtur me miell Ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE/ Prishtinë 03.09.2022 – 15:10. Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore”, njofton Policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera