Policia del me njoftim të ri për grabitjen e armatosur në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus
21:04 | 22 November 2023
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për grabitjen e armatosur në një argjendari sot në orën 15:45 në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.
Të dyshuarit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur si dhe gjatë rrugës kanë vendosur pengesa të ndryshme, duke arritur të arratisen.
Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, “me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit”, njofton policia, transmeton Express.
Policia fton të gjithë qytetarët që ta njoftojnë policinë nëse kanë informacione që mund të shërbejnë në kapjen e të dyshuarve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot me datë 22.11.2023 rreth orës 15:45 policia është njoftuar për një rast “Grabitje e armatosur”, që ishtë në zhvillim e sipër në një argjentari , në rrugën Brigada 123, në Suharekë.
Policia me të marr informatën, konkretisht patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, policia ka mbërri shumë shpejt dhe grabitësit i ka hasur në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur, posa patrulla policore ka mbërri në vend ngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit ,ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit.
Në ndërkohë kanë mbërri edhe përforicime të tjera policore, nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin , lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Ftojm gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfardo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojn policinë.
Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veqanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët.

Të tjera
-
Edita Tahiri me një formulë për tejkalimin e ngërçit, Kryeministri PDK’së, Kurti President
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka dhënë...
-
Bashkëluftëtari i bën thirrje Limajt: Mos u rreshto me VV-në, se bëhesh armik me krahun e luftës
Halil Çadraku, një prej bashkëluftëtarëve të njohur të Fatmir Limajt, ka adre...
-
Kina paralajmëron vendet e tjera të mos bëjnë marrëveshje tregtare me SHBA-në në dëm të saj
Kina i ka paralajmëruar të hënën vendet e tjera që të mos bëjnë marrëveshje t...
-
Banorja e Ferma Vip: Vëllain e kam fetar, nuk kam shumë komunikim me të për shkak të tatuazheve që kam
Banorja e FermaVip, Nur Alkhazali ka bërë një rrëfim emocionues në këtë reali...
-
Miliarderi i parë shqiptar s’duket si pronar, mund ta ngatërroni me një blerës – çfarë shkruan Forbes për Samir Mane
Samir Mane iku nga regjimi komunist i Shqipërisë në fillim të viteve ’90 dhe ...
-
Trump konfirmon se do të udhëtojë në Romë për funeralin e Papës
Në momentet e fundit, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se do të...
-
Haxhiu: VV-ja po vazhdon maskaradën e makinacioneve të bllokimit të konstituimit të Kuvendit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Lëviz...
-
Trump dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë
Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump do të...
-
Rama kritikon ashpër qeverinë për bllokim të projekteve në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur lidhur me bllokimin e disa pro...
-
Syla: Kunati i Albulenës ka hasmëri me familjen Limaj – a po bën hajgare Kurti?
Analisti Valon Syla duke diskutuar bllokadën në Kuvendin e Kosovës deklaroi n...
-
Bllokada e Kuvendit, Haradinaj e bën përgjegjëse LDK-në
Opinionistja Meliza Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke fol...
-
Kapet në Merdarë zyrtari i shpallur në kërkim për keqpërdorim detyre – dyshohet për përvetësim prej mbi 150 mijë euro
Një person është sot është ndaluar në pikën kufitare të Merdares i cili ishte...