Policia del me njoftim për shpërthimin në veri

Autori: Gazeta inFokus
08:36 | 20 December 2022
Me datën 19.12.2022 rreth orës 02:20 në Mitrovicën e veriut, konkretisht afër udhëkryqit te shkolla teknike është raportuar për një shpërthim të një bombe çorientuese (shok bombe).
Si pasojë e këtij shpërthimi, policia njofton se janë raportuar thyerje të disa xhamave në katër lokale, në dy prej të cilave nuk zhvillohet ndonjë biznes.
“Sipas informacioneve fillestare dyshohet se shpërthimi mund të jetë veprim kriminal nga strukturat e organizuara kriminale dhe vazhdim i përpjekjeve për të ngritur tensione dhe destabilizim të situatës, në funksion të shtrirjes së ndjenjës së pasigurisë dhe frikës”, njofton PK, transmeton Express.
Policia e Kosovës me njësitet e saj, përfshirë edhe njësinë kundër terrorizmit thotë se po ndërmerr veprime intensive në hetimin e këtij rasti për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë kryerësve të këtyre veprave kriminale.
“Fushatat propaganduese të ditëve të fundit nga qarqe politike e media kryesisht serbe, kundërshtohen fuqishëm nga Policia e Kosovës dhe kërkohet nga qytetarët dhe mediat në përgjithësi që çdo informacion të ndjeshëm ta konfirmojnë përmes autoriteteve kompetente, respektivisht zyrës për media në Policinë e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë dhe posedimit të informatave të sakta dhe në kohë reale”, thotë policia.
Barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e njëmbëdhjetë ditë vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

Të tjera
-
Sorensen në NATO për dialogun Kosovë -Serbi, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme flet për takimin
Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, është takuar me t...
-
Osmani ngushëllon ShBA-në për vdekjen e ushtarëve në Lituani
Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar ushtarët amerikanë që humbën jetën tragji...
-
“Po lypë shqiptarë që legjitimojnë prezencën e Listes Serbe – në fushatë “prerje me thikë”, Haki Abazi jep opsione se si do tentojë Kurti ta bëjë qeverinë
Ish-deputeti Haki Abazi, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi në Listën e A...
-
Ramadani: VV s’po lyp partnerë, po lyp argat – Kurti deri tash nuk i ka deputetët
Analisti Burim Ramadani tha se Vetëvendosja është duke kërkuar vota individua...
-
Donald Trump do të vizitojë Arabinë Saudite, udhëtimi i parë jashtë vendit si president
Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Arabinë Saudite në mes të mua...
-
Qeveria Kurti përzuri kompaninë amerikane, i shkaktoi Kosovës 21 milionë euro dëm dhe tani i kthehet “Kosovës A”
Pas anulimit të projektit për ndërtimin e termocentralit të ri dhe humbjes në...
-
Afati për deklarim të pasurisë drejt fundit
Gjatë ditë së sotme, uebfaqja e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka ...
-
Arben Gashi për bisedat në Viber: S’kam koment!
Ish-shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi...
-
Haxhiu thirrje që Prokuroria të zgjerojë hetimet edhe ndaj anëtarëve të Kryesisë së LDK-së
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria duhet të vepr...
-
“Bisedat e brendshme të LDK-së”- Bajqinovci kërkon hetim për votat jashtë dhe brenda vendit
Mefail Bajqinovci i VV’së ka reaguar pas publikimit të bisedave të brendshme ...
-
Në vend të 40 km/h voziti 92 km/h, dënohet në Ferizaj 19 vjeçari
Policia në Ferizaj kanë dënuar një 19 vjeçar me 300 euro gjobë, tre pikë nega...
-
Përplasje virtuale mes Shalës dhe Gashit, për votat e diasporës, pjesë e grupit në “Viber” edhe Abdixhiku
Me të afruar fundi i numërimit të votave të diasporës, në LDK insistohej nga ...