Lajme

Policia deklarohet rreth incidentit në ndeshjen Trepça – Peja

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 17 September 2023

Policia është deklaruar rreth incidentit që ndodhi në palestrën “13 qershori” në Suharekë, në mes të tifozëve të Trepçës dhe Pejës.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, ishin tifozët e Trepçës ata që kishin sjellje të dhunshme.

Bytyqi tha për Klankosova.tv se me këtë rast u dëmtuan edhe ulëset e palestrës.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin nga policia është hap rast “Dëmtim prone”, rasti është nën hetime”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se delegati i lojës i ka urdhëruar tifozët mitrovicas që të largohen nga palesta.

“Ata janë larguar, por edhe pas kësaj kanë tentuar të kthehen në Sallë dhe kanë gjuajtur me gurë në këtë rast jane dëmtuar ulëset e Sallës”, theksoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.

Trepça e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Pejën në finale.

Mitrovicasit triumfuan me rezultat të ngushtë 78-76, ndaj pejanëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera