Policia deklarohet lidhur me liturgjinë te Kisha Ortodokse në UP
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 02 June 2022
Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me rastin tek Kisha Ortodokse në Kosovë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Klankosova.tv se sot rreth orës 04:30 është ndaluar një veturë me tre persona, dy nga të cilët shtetas të huaj.
Borovci tha se ndërkohë që janë kryer veprimet e nevojshme verifikuese nga ana e policisë, të njëjtit janë lënë të lirë për të vazhduar më tej.
“Ndërlidhur me pretendimet për ndonjë aktivitet fetar, përveç liturgjisë së Kishës Ortodokse që po vazhdon të mbahet në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës nuk kemi ndonjë aktivitet tjetër të paralajmëruar. Ky aktivitet ka qenë i paralajmëruar dhe për aq sa i takon policia po monitoron ngjarjen për të lehtësuar rrjedhën normale të tij”, ka thënë më tej Borovci.
Ndërkohë, famullitari Stanisha Arsiq i Kishës Ortodokse në Kosovë, ka thënë që policia e Kosovës ua ndaloi atyre që të kryejnë liturgjinë në Kishën e Shpëtimtarit në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
“Sot rreth orës pesë e gjysmë, klerikët nga Kisha e Shën Nikollës janë nisur për të shërbyer Liturgjinë e Shenjtë me rastin e Ditës së Shpëtimtarit në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë, mirëpo një polic na ndaloi ta zhbllokojmë kishën, afër nesh ishte një kordon prej tetë policësh, ndërsa në anën tjetër vumë re edhe dy vetura të tjera me policinë, për të na penguar të mbajmë liturgjinë”, ka thënë Stanisha për Kosovo-Online.
Ai tha se priftërinjtë dhe besimtarët u detyruan të kthehen në kishën e Shën Nikollës pas ndërhyrjes së policisë.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në bashkëbisedim me ish-sekretaren Clinton: Falënderova atë peronalisht dhe Presidentin Clinton
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bash...
-
Llapi – Ballkani, ndeshja e ‘nxehtë’ për titullin kampion në Superligën e Kosovës në futboll
Xhiroja e parafundit e Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë një përb...
-
Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland
Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nive...
-
Armend Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje
Deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka deklarua...
-
Deputeti i VV-së: E pamundur të dërgohej drafti i Lajçakut në Kushtetuese, ka shumë probleme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se ishte e pamundur që ...
-
Rrëshqet dheu, një pjesë e rrugës Klinë – Gjakovë shkatërrohet në tërësi
Mëngjesin e sotëm në rrugën Klinë – Gjakovë ka rrëshqitur dheu. Mediumi lo...
-
Protestuesit hynë në pistë, mbyllet aeroporti i Mynihut
Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivist...
-
Policia nis hetimet për vdẹkjen e një burri në Prizren, dyshohet se vdịq si pasojë e kontaktit me rrymën
Një burrë ka vdekur në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën, raporton Exp...
-
Këto janë komunat ku vazhdon regjistrimi i popullësisë, diaspora ka kohë deri më 31 gusht
Shumica e komunave në vend, e kanë përmbyllur dje procesin e regjistrimit të ...
-
PDK-ja do t’i propozoj Kuvendit rrëzimin e qeverisë gjatë javës së ardhshme
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se në fillim të javës së ardhsh...
-
Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej O’Brien, Rama: Fotografia u shkëput nga konteksti
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me fotografinë që u bë d...
-
Mosanëtarësimi në KiE, Kurti falënderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje
Kryeministri Albin Kurti ka pritur dje në takim Ambasadorin e Mbretërisë së B...