Lajme

Policia britanike e publikon emrin e viktimës së tretë në sulmin e Londrës

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 06 June 2017

Policia Metropolitane ka konfirmuar se australiania Kirsty Beoden është njëra nga viktimat e sulmit të së shtunës në Londër.

Në një komunikatë, familja e saj ak thënë se ajo ishte personi më i këndshëm dhe zemërgjerë të cilës i pëlqente t’i ndihmonte njerëzit tjerë, transmeton Express.

“Si infermiere, ajo e donte punën për t’i ndihmuar të tjerët,” ka thënë familja e saj.

-Advertisement-

Në sulmin e Londrës të shtunën mbrëma u vranë shtatë persona dhe u plagosen 48 të tjerë.

Ndërkohë, të tre sulmuesit u vranë nga policia gjatë sulmit./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera