Lajme

Policia blenë mbi 30 mijë euro lapsa, fletore e gota

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 17 December 2018

Policia e Kosovës këtë fundvit ka marrë vendim të furnizohet me një sasi më të madhe të rekuizitave, si lapsa, fletore e gota porcelani.

Kontrata e parë ka vlerën mbi 24 mijë euro dhe përmban artikuj më të veçantë, ndërsa e dyta cilësohet vetëm si kontratë për furnizim dhe ka vlerë afro 9 mijë euro.

Të dy kontratat i janë dhënë kompanisë “Alma” nga Prizreni e cila do të përgatis për Policinë e Kosovës rreth 5700 artikuj, ku 4700 prej tyre janë artikuj të veçantë, ndërsa 930 janë artikuj të thjeshtë.

-Advertisement-

Arben Mashkulli, pronar i kompanisë “Alma” ka thënë për Gazetën inFokus se përveç materialeve si gota, lapsa dhe fletore në këta artikuj të porositur janë edhe një sasi e medaljoneve me logo të Policisë. “Rekuizitat janë stilolapsa, fletore, medaljone me logo të Policisë së Kosovës dhe gota porcelani.

Kontrata që është me vlerë 24 mijë euro janë artikuj më të veçantë, ndërsa ajo e 9 mijë eurove janë artikuj të thjeshtë” u shpreh pronari i kompanisë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera