Fokus

Policia blen flamuj mbi 40 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 19 October 2018

Policia e Kosovës së shpejti do të furnizohet me flamuj.

Për flamujt e Kosovës dhe ata të Policisë do të paguaj mbi 40 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se në këtë tender kanë aplikuar katër kompani ndërsa fituese ka dalë “ F N Ë ” nga Prizreni.

-Advertisement-

Çmimi që e ka ofruar kjo kompani është 42 mijë e 482 euro.

Në njoftimin për dhënie të kontratës nuk bëhet i ditur numri i flamujve por thuhet se kompania do ta furnizoj Policinë e Kosovës gjatë 3 viteve të ardhshme.

Sipas të njëjtit njoftim kompania fituese ka ofruar çmimin më të ulët./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera