Lajme

Policia bastis shtëpinë e postierit në Janjevë: I gjen mbi 2 mijë dërgesa postare të padorëzuara

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 06 October 2021

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në fshatin historik të Janjevës për të arrestuar një person që kishte keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar.

Personi në fjalë me identitetin anonim dyshohej se kishte kryer veprën penale të lartcekur duke i mbajtur për vete porositë që bënin qytetarët e Kosovës.

Policia i bastisi shtëpinë në Janjevë postierit në fjalë, dhe aty gjeti 2026 dërgesa postare të padorëzuara.

-Advertisement-

Postieri është dërguar në mbajtje pas intervistimit nga zyrtarët policorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera