Lajme

Policia austriake jep detaje për aksidentin e autobusit nga Kosova, cilat janë dyshimet e para?

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 19 May 2022

Policia austriake ka dhënë detajet e para për aksidentin e autobusit nga Kosova.

Sipas zëdhënësit të policisë së Salzburgut Hans Wolfgruber, në një konferencë për media ka thënë se aksidenti nuk ka ndodhur për fajin e palës së tretë.

Ai tha se dyshimet e para për shkakun e aksidentit mund të jetë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi ose shkak mund të ketë qenë ndonjë defekt teknik.

-Advertisement-

Ndërkaq komandanti i skuadrës së shpëtimit Hermann Garstragser, tha se në autobus ndodheshin 28 persona, transmeton KlanKosova.tv.

Sipas tij tre persona janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 16 të tjerë më lehtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera