Policia arreston të dyshuarin në Gjilan që kishte shtënë për ta frikësuar mikun e tij

Autori: Gazeta inFokus
20:49 | 16 January 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se sot është arrestuar dhe është konfiskuar një pushkë gjuetie, të cilën dyshohet se e kishte përdorur më 6 janar për të ushtruar dhune në familje në një fshat të Gjilanit.
Sipas policisë, i dyshuari kishte shtënë në ajër me qëllim frikësimin e mikut të tij.
“Stacioni Policor Gjilan me datën 06.01.2023 kishte pranuar informatë për një rast të dhunës në familje në një fshat të Gjilanit. Në atë rast i dyshuari V.B. (1970) dyshohet se me qëllim frikësimi ndaj viktimës, mikut të tij kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Patrulla Policore kishte dalë në vendin e ngjarjes por nuk kishte arritur që të takonte të dyshuarin me ç’ rast e kishte vënë në kërkim policor. Sot me datën 16.01.2023 falë një pune mirë të organizuar operative nga ana e Hetuesve Policor është arritur që të takohet i dyshuari i lartcekur nga i cili edhe është konfiskuar një (1) pushkë gjuetie si dëshmi për Gjykatën. I dyshuar pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Përdorim i armës’’, ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim.

Të tjera
-
Moment i sikletshëm për deputeten e Nismës: Rrëzohet në hollin e Kuvendit
Deputetja e Nismës, Arbresha Krasniqi, është rrëzuar sot në hollin e Kuvendit...
-
Instituti i Shëndetit Publik: Goditja në tru, rrezik real gjatë valës së të nxehtit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar për ndikimin negativ q...
-
Time Kadrijaj nesër përfaqëson AAK-në në takimin e ftuar nga Kurti
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës nesër do të marrë pjesë në takimin e përbashk...
-
Qeveria ndan 4 milionë euro për subvencionimin e policave të sigurimit për mërgimtarët nga 1 korriku
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Propozim-vendimin për ndarjen ...
-
Kosovës i shtohen edhe 350 rekrutë të rinj të FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot 350 rekrutë të rinj. ...
-
Ngritet aktakuzë për krime lufte në Gjakovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R...
-
Gruda: PDK s’merr pjesë për votim të fshehur, është jokushtetues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ata nu...
-
Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
Të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë konfirm...
-
Edhe PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin
PDK-ja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me Albin Kurtin. Abelard Tahi...
-
Bajrami: LDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm
Deputetja e sapo betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajra...
-
Ndërpritet seanca, shkak takimi i ftuar nga Kurti
Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit është shtyrë, për shkak të takimit...
-
‘‘Qe dora’’ – Limaj e Bahitiri përshëndetën ‘ngrohtësisht’ mes vete para fillimit të seancës
Deputeti i NISMA-s Fatmir Limaj, dhe deputeti i VV-së Agim Bahtiri janë parë ...