Lajme

Policia arreston Pejanin që ishte dënuar me 4 vite burg nga Gjykata

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 13 October 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar një person në Pejë i cili po kërkohej nga Gjykata Themelore e Pejës për veprën penale “grabitje”.

Policia ka treguar edhe se si erdhi deri te arrestimi i personit të kërkuar, shkruan Gazeta inFokus.

“Policia e Kosovës – Njësia për Reagim tё Shpejtё-Pejё (NJRSH), më 12.10.2020 rreth orës 21:00,  ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore e Pejës për veprën penale “grabitje”. Njësiti për Reagim tё Shpejtё (NJRSH), nё rrugën “Nexhip Basha” nё Pejё, ka ndaluar veturën “Ford Fokus” me targa vendore. Me të ndaluar veturën, pasagjeri, tani i dyshuari, ka dalë nga vetura dhe ka filluar të ikte me vrap. Zyrtarët policorë janë vёnё nё ndjekje tё të dyshuarit dhe kanë arritur ta kapnin. I dyshuari nuk posedonte dokumente identifikimi dhe menjëherë është arrestuar. Pas verifikimit ka rezultuar se ai ka një urdhërarrest tё lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe me aktvendim të plotfuqishëm të lëshuar nga gjykata e njëjtë, ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej katёr (4) vjetësh për shkak të veprës penale “grabitje”. I dyshuari është dërguar në Burgun e Dubravës nё vuajtje dënimi”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera