Lajme

Policia arreston një person në Gjakovë, i konfiskohet armë dhe 11 plumba

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 12 December 2021

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që të njëjtit i është gjetur arma e llojit CZ dhe 11 plumba.

Nga informatat e policisë i dyshuari është kontrolluar në rrugën “Dergut Vokshi”, afër shtëpisë së tij.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë. Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori kujdestar, ku me urdhër të tij rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera