Lajme

Policia arreston një person, e zë në flagrancë duke kontrabanduar dy lopë e një viç

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 27 January 2023

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person, pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandim të tre gjedhëve, dy lopë e një viç, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të policisë, Gjedhët dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori Maqedonisë së Veriut në territorin e RKS-së, dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës.

“Me datë 27.01.2023 rreth orës 14:00 Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për parandalim dhe luftim të dukurive të kundërligjshme dhe kontrabandës në pika kufitare, ka bërë intensifikimin e aktiviteteve taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat nga DRPK-Lindje i dyshuari mashkull kosovar me iniciale Xh. C, është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandim të tre gjedhëve (dy lopë dhe një viç)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq lidhur me rastin policia njofton se janë marrë të jitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, me ç’rast janë njoftuar inspektorët e AUV-it si dhe prokurori kompetent me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

UNICEF-i dhe Devolli Corporation bashkojnë forcat për fëmijët dhe të rinjtë

Të tjera