Lajme

Policia arreston një 24-vjeçar në Gjilan, dyshohet për gjashtë raste të vjedhjes e një rast sṳlmi

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 27 August 2024

Policia e Rajonit të Gjilanit ka arrestuar një 24-vjeçar me inicialet F.I, si të dyshuar për gjashtë raste “Vjedhje”, një rast “Sulm” dhe një rast ’Posedimi i paautorizuar I narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, raporton Express.

Gjatyë arrestimit, te i njëjti janë gjetur substance narkotike.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në të paktën gjashtë raste ‘’Vjedhje’’, një rasti ‘’Sulm’’ dhe një rast ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’. Po ashtu gjatë arrestimit tek i dyshuari pasi që i është bërë kontrolli i tij janë gjetur dhe sekuestruar 1.16 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gram substancë narkotike e llojit heroinë të cilat do të përdore si prova materiale në gjykatë. I njëjti pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera