Lajme

Policia arreston katër persona për djegien e katër veturave në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 15 November 2022

Policia e Kosovës më konkretisht hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar mbrëmë katër persona të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 20.09.2022.

Rasti ka ndodhur në rrugën “1Tetori” në Prishtinë, ku janë djegur katër vetura, shkruan Gazeta Infokus.

“Personat e arrestuar: A. S, mashkull, 46 vjeç, S. I, mashkull, 16 vjeç , H. M, mashkull, 40 vjeç dhe L. L, mashkull, 24 vjeç”, njofton policia.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale,  me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, përfundon njoftimi i PK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera