Lajme

Policia arreston ish-pjestarin e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 11 May 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar mesditën e sotme Haki Hajdarin (Drenica), i cili ka qenë person në kërkim që në vitin 2004 dhe i dënuar me 6 vite burg për krime lufte ndaj popullsisë civile në një bazë të UÇK-së në Cahan.

Burime nga policia kanë thënë për “Insajderi” se Hajdari është arrestuar në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Haki Hajdari është gjykuar së bashku me Sabit Gecin me 15 vjet burg për krime të kryera në dy kampe të UÇK-së, në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

-Advertisement-

Riza Alijaj ishte dënuar më 12 vjet burgim për krime lufte në Cahan dhe Shaban Hoti me 7 vjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera