Lajme

Policia arreston dy të rinj nga Ferizaj, të dyshuar për vjedhje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 02 June 2021

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se ka arrestuar dy rinj që po kërkoheshin nën dyshimin për “vjedhje të rëndë në vazhdim”.

Ndërkaq policia ka njoftuar se gjatë arrestimit njëri nga të rinjtë i ka rezistuar arrestimit nga ana e policisë, duke i sulmuar zyrtarët policor me ç’rast dy nga ta kanë marrë lëndime trupore, shkruan Gazeta Infokus.

Ndaj tij është iniciuar edhe rast për “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Stacioni policor në Ferizaj, ka arrestuar dy persona në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore të Ferizajt, dënim burgimi, me nga 2 vjet :

N.A ( M/SH/K), 20 vjeçar dhe
E.R ( M/SH/K) 22 vjeçar
Që të dy ishin të kërkuar për të njejtën vepër penale, në bashkëkryerje ’’Vjedhje e rëndë në vazhdim”’ .

Gjatë zbatimit të urdhëresave të gjykatës , policia ka hasur në rëzistencë tek i pandehuri N.A, i cili i ka rezistuar arrestimit të policisë, duke i sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, të cilët kanë marr lëndime të lehta trupore. Ndaj tij është inicuar edhe një rast ‘’Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’.

Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera