Lajme

Policia arreston dy të dyshuar për sulm ndaj një 21 vjeçari në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 25 September 2021

Policia e Kosovës ka vënë nën pragnga dy persona në Mitrovicë, të cilët dyshohen se kanë sulmuar një 21 vjeçar.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur ditën e premte në rrugën Zahir Pajaziti në Mitrovicë, shkruan Gazeta Infokus.

“Arrestimi i dy të dyshuarve A. D.,20 vjeçar dhe A. G.,17 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, është realizuar pas një pune hetimore dhe dyshime të arsyeshme se dy të dyshuarit me datën 24 shtator 2021, rreth orës 19:00, në rrugën “Zahiti Pajaziti” në Mitrovicë, kanë sulmuar viktimën i moshës 21 vjeçar”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Të tjera