Lajme

Policia arreston dy shtetas të huaj në Fushë Kosovë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 14 November 2022

Policia e Kosovës të dielën mbrëma ka arrestuar dy shtetas të huaj në Fushë Kosovës të cilët dyshohen për “Lëndim të lehtë trupor dhe Shantazh”, shkruan Gazeta Infokus.

Sic njofton policia, të dyshuarit janë një grua shtetase e Maqedonisë së Veriut dhe një burrë shtetas zviceran.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut dhe një mashkull shtetas i Zvicrës lidhur me veprat penale të lartcekura. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera