Lajme

Policia arreston dy serb në veri, u konfiskon mbi 4 kilogramë marihuanë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 25 March 2023

Dy serbë janë arrestuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, nën dyshimin për kontrabandim të lëndëve narkotike, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë kontrollit të veturave të të dyshuarve, në njërën veturë policia ka gjetur dhe konfiskuar katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike-marihuanë.

“Në veturën me targa kosovare, që drejtohej nga M.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike-marihuanë. Sasia e substancës së konfiskuar 4240 gramë.

-Advertisement-

Drejtuesi i veturës tjetër N.J., viti i lindjes 2002, mashkull shtetasi i Serbisë, dyshohet se ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e lëndëve narkotike”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori me vendim të së cilit u dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera