Fokus

Policia arreston Deçanasin që terrorizonte familjen, i gjejnë armë që nuk i ka as Ushtria e Kosovës

Autori: Halil Berisha 11:41 | 17 October 2019

Policia e Kosovës, apo konkretisht hetuesit e stacionit policor në Deçan, pas një arrestimi gjetën armë që me shumë gjasë nuk i ka as ushtria e Kosovës.

Fillimisht, arsye për kontroll në shtëpinë e deçanasit e arrestimin e tij, ishte informata që i dyshuari në vazhdimësi bënte presion e dhunë psiqike ndaj familjarëve duke gjuajtur me armë.

“Me datën 16.10.2019, Policia e Kosovës, konkretisht, hetuesit nga Stacioni Policor Deçan, kanë siguruar informata se personi i dyshuar në vazhdimësi bënte presion, dhunë psiqike ndaj familjarëve të tij, duke gjuajtur me armë, me ç’rast ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm ndaj qytetarëve”.

-Advertisement-

“Njësitet policore në Deçan në përkrahje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë DRP Pejë, në konsultim me prokurorin e Shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Pejë, dega Deçan, kanë bërë kontroll-bastisje të shtëpisë së personit të dyshuar në fshatin Irzniq-Deçan”, thuhet në njofitmi ne policisë.

E armët që i gjetën gjatë bastisjes me shumë gjasë ishin befasuese edhe për zyrtarët policor.

Kjo, pasi mes shumë armëve u gjetën edhe të rënda, që janë kundër tankeve, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, policia sekuestroi: një zoll krahu – antitank, dy AK-47, dy pistoleta e shumë karikator e plumba, madje edhe një shiqetë.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit Z. Q. i lindur me 1978 m/k/sh, është gjetur një armë e kalibrit të rëndë (zollë krahu), me ç’rast është thirrur njësitit i deminimit, të cilët kanë bërë kontrollimin dhe pastrimin e zonës për eksploziv të rrezikshëm.

Përpos këtij mjeti të rrezikshëm tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar:

  • dy armë automatike AK-47 të kalibrit 7.62mm
  • dy pistoleta (kalibër 9x19mm dhe 6.65mm)
  • një armë e rëndë (zoll krahu- antitank)
  • trembëdhjetë (13) karikator për AK-47
  • treqind e pesëdhjetë (350) fishekë të kalibrit 7.62 mm
  • dy karikatorë për pistoletë dhe 28 fishekë të kalibrit 9x19mm
  • nëntë (9) fishekë të kalibrit 6.65 mm
  • tri (3) maska të zeza
  • tri (3) palë targa të automjeteve dhe mjete tjera si prova materiale”

Bile, në shtëpinë e tij, janë gjetur edhe shenja nga gjuajtjet me armë brenda, derisa i dyshuari është intervistuar edhe për 4 raste të paraqitura në atë anë, ndërsa i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë fiksuar gjurmët dhe provat e të shtënave me armë brenda shtëpisë siç është siguruar informacioni. Personi i dyshuar pas arrestimit është intervistuar edhe për katër (4) raste tjera të paraqitura në zonën e Deçanit. I njëjti me urdhër të prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera